Ruçi: Nuk ka përse të përjashtohet ai që kritikon

 

“Në thelb të statutit tonë është e drejta e fjalës, kudo, nga kushdo, nga çdo anëtar, nga më i thjeshti deri tek ai që është i zgjedhur në institucionin më të lartë. Këtu bëhet fjalë që Blushin mund ta kritikosh për gjithçka, por qëndrimi institucional i Blushit në sallën e Parlamentit ku konkretizohen hapat, reformat e kësaj mazhorance është konform vijës politike. Kështu që s’ka pse të përjashtohet”.

Një deklaratë të tillë, kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, e ka bërë gjatë emisionit “Kapital” në Vizion Plus, teksa ku pyet në lidhje me kritikat e ashpra të deputeti Blushi. 

Por sipas tij, ato nuk janë aspak një arsye për ta përjashtuar atë nga Partia Socialiste, për sa kohë që ai i qëndron linjës politikë të partisë dhe duke votuar reformat e qeverisë.

 

SHKARKO APP