Ruçi përuron bustin e poetit: Ali Asllani, “dhuratë” e Vajzës, Labërisë dhe Vlorës për Shqipërinë

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, mori pjesë në ceremoninë e përurimit të bustit të shtetarit, diplomatit e poetit Ali Asllanit në Vajzë të Vlorës, vendlindjen e këtij personaliteti të shquar.

Busti i Ali Asllanit është realizuar nga Skulptori i Popullit Muntaz Dhrami. Në ceremoni ishin të pranishëm banorë të krahinës, përfaqësues të pushtetit vendor, deputetë, intelektualë dhe personalitete të njohur të artit, kulturës dhe politikës.

“ Labëria ja nxjerrë burra të mendjes, penës dhe pushkës, shtetarë dhe administratorë, artistë e profesionistë, poetë dhe oratorë.Por rrallë ndodh që në njeri të vetëm të gjenden bashkë të gjitha këto vlera e vyrtyte. Ali Asllani është njeri prej tyre. Ali Asllani ishte një personalitet poliedrik, poet, artist, shtetar, administrator dhe diplomat i shquar. Ai ishte një “dhuratë” e Vajzës, Labërisë dhe Vlorës për Shqipërinë. Me veprimtarinë e tij si kryebashkiak e administrator Ali Asllani krijoi një model të shkëlqyer të funksionarit publik në shërbim të qytetarëve. Me veprimtarinë diplomatike Ali Asllani krijoi modelin e diplomatit patriot në shërbim të interesave të larta të atdheut. Me artin dhe poezinë e tij krijoi një udhëhartë për të ndërtuar një shoqëri me drejtësi sociale dhe një “Manual” për të bashkëpunuar me qytetarët, fisnikët dhe bujarët e këtij vendi, kundër zuzarëve, maskarenjve dhe shushunjave të korrupsionit. Mesazhet e veprës së Ali Asllanit janë sot tepër aktuale”,- theksoi në fjalën e tij Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

SHKARKO APP