Ruçi pret ambasadorin e Japonisë: Forcim të bashkëpunimit mes dy vendeve

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti sot në një takim ambasadorin e Japonisë, Mitsuyuki Takada. Gjatë bashkëbisedimit me diplomatin, Ruçi vlerësoi bashkëpunimin shumë të mirë ndërmjet të dy vendeve dhe shprehu angazhimin e Kuvendit të Shqipërisë për forcimin e tyre në të ardhmen.

Ruçi vuri në dukje faktin se Japonia është një ndër donatorët më të rëndësishëm për Shqipërinë, me rreth 400 milion USD mbështetje financiare dhe 15 marrëveshje në fushën e arsimit, shëndetësisë, infrastrukturës, mjedisit, energjisë etj.

Ambasadori Takada vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin dypalësh midis Japonisë dhe Shqipërisë dhe informoi Kryetarin e Kuvendit se Ambasada në Tiranë dhe ai personalisht janë duke punuar për paraqitjen Qeverisë së Japonisë të disa nevojave prioritare të zhvillimit të Shqipërisë, për të cilat Japonia mund të kontribuojë në vitet që vijnë.

Kryetari Ruçi dhe Ambasadori Takada biseduan edhe mbi aspektet e bashkëpunimit parlamentar të të dy vendeve si edhe rritjen e rolit të Japonisë në rajon, përmes nismës Iniciativës së Bashkëpunimit me Ballkanin Perëndimor.

SHKARKO APP