Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 10:40 Milano nën frikën e djegies dhe shkaterrimit këtë të shtunë prej grupeve anarkiste Qyteti i Milanos në Itali pret me ankth të shtunën. Shqetësimi për përplasje të reja vjen ndërsa raportimet flasin për anulim marshimesh, thirrje në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rudina Hajdari provon ”shitësen” në treg, Fiori Dardha: Kjo ishte fyerje (VIDEO)

Aktualitet E diel, 7 Shkurt 2021 17:58
Rudina Hajdari provon ”shitësen” në treg, Fiori Dardha: Kjo ishte fyerje (VIDEO)
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

25 prilli po afron dhe partitë politike prej kohësh kanë nisur fushatën elektorale. Pjesë e garës është edhe deputetja Rudina Hajdari, e cila këtë të dielë ka qënë në tregun e Prrenjasit, ku edhe ka provuar punën si ”shitëse”. Eksperiencën e saj, në një prej zonave të qarkut ku do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit e ka shpërndarë në rrjetet e saj sociale.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

”Puna e ndershme është virtyti që na duhet ta rikthejmë në piedestal. Shërbeva sot si shitëse në tregun e Prrenjasit e pata fatin që të bisedoj me qindra tregëtarë e qytetarë. Shqipëria duhet t’i rikthehet njerëve të ndershëm e punëtaor, duhet t’i rikthehet vlerave. Shteti duhet të ndalojë së mbështeturi krimin e organizuar dhe korrupsionin, e t’i rikthehet qytetarëve. Do ta bëjmë së bashku”,-shkruan ajo.

Mund t'ju interesojë

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Para 6 minutash
Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjer...

Para 1 ore
Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare

Para 1 ore

Ky postim nga Hajdari ka marrë shumë vëmendje nga moderatorja Fiori Dardha, për të cilën kjo shfaqje të cilën ajo e quan amatore, nuk është në shërbim të qytetarit. Në një reagim të gjatë të postuar në facebook-un e saj, ka bërë me dije se edhe nëna e saj e ndjerë kishte bërë të njëjtën punë, duke renditur një më një të gjithë sfidat me të cilat përballet një tregtar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

”Me siguri, “mjeshtrat” e piarit që ta kanë dhënë këtë ide, të kanë mbushur mendjen se “performanca” jote do krijonte impakt tek qytetarët, por të siguroj që ishte gjëja më irrituese që mund të shihja sot. Këtë ta them si bija e një nëne që i rriti dhe i edukoi fëmijët e saj me këtë punë. Mamaja ime nuk tentoi ndonjëherë të merrej me politikë, ndonëse ishte e shkolluar. Ajo bëri zgjedhjen e saj dhe vendosi t’i rrisë me këtë mënyrë të ndershme fëmijët e saj”,-shkruan moderatorja ndër të tjera.

Postimi i plotë nga Fiori Dardha

Jo Rudina, jo! Ti nuk u shërbeve qytetarëve sot, ti thjesht realizove shfaqen tënde (amatore) të rradhës. Provo një herë të zgjohesh që pa gdhirë mirë në dimër e në verë dhe të shkosh tek pikat e shumicës. Provo të blesh mallin, ta transportosh me ndonjë dum-dum ose triçikël deri tek tregu. Pastaj fillo të seleksionosh, të pastrosh dhe të sistemosh frutat dhe perimet në vendin e duhur. Deri atëherë, me siguri do të jetë zbardhur tamam dhe blerësit e parë do të jenë shfaqur tek tezga jote. Ti do t’i presësh me buzëqeshje, gjatë gjithë kohës do t’i ftosh me zë të lartë që të afrohen tek vendi ku ti shet për të parë produktet që ofron, madje do ua servirësh edhe me çmim të mirë.

Pastaj nga dreka do përpiqesh të gjesh pak kohë që nën tezgë dhe gati-gati fshehurazi të konsumosh vaktin e drekës që ke marrë me vete, ndërkohë që vazhdon t’u shërbesh blerësve. Do të të duhet edhe t’u kërkosh tregtarëve ngjitur (që dashje padashje i ke edhe konkurentë), të të shohin mallin për disa minuta, ndërkohë që ti turravrap do i drejtohesh lokalit më të afërt ku do të blesh një shishe ujë, që të kesh mundësi t’i shfrytëzosh tualetin. Rreth ores 15.00 në verë, nuk do mbushesh dot me frymë nga vapa dhe hija që ke sajuar me ndonjë çadër, nuk do të të ndihmojë t’u shpëtosh rrezeve përvëluese të diellit.

Në dimër do strukesh në stolin (që e merr çdo ditë me vete) dhe do përpiqesh të ngrohesh me frymën tënde me shpresën se ndonjë blerës do vijë dhe do të t’i blejë kilogramët e fundit të frutave dhe perimeve, të cilat janë edhe fitimi i ditës dhe kur kilogramët e fundit do të arrish t’i shesësh me një çmim më të ulët se sa i ke blerë tek tregtari i shumicës, do të ndihesh e lehtësuar, se të paktën arrite të sigurosh disa të ardhura edhe sot! Tashmë do ketë rënë muzgu dhe ti, e sfilitur, do të pastrosh vendin ku ke punuar gjithë ditën, do të ngarkosh në karrocën tënde (që për ty është dyqani yt), stolin, bidonat që ke përdorur për te pastruar frutat e perimet, peshoren dhe me hap të ngadaltë do të nisesh drejt banesës tënde duke përdorur energjitë e fundit për shtyrë karrocën (dyqanin tënd lëvizës). Provo të kalosh një ditë të tillë, Rudina! Vetëm një ditë! Më pas, do të shohim nëse do të të shkojë më mendja të “luash shitësesh”.

Me siguri, “mjeshtrat” e PiArit që ta kanë dhënë këtë ide, të kanë mbushur mendjen se “performanca” jote do krijonte impakt tek qytetarët, por të siguroj që ishte gjëja më irrituese që mund të shihja sot. Këtë ta them si bija e një nëne që i rriti dhe i edukoi fëmijët e saj me këtë punë. Mamaja ime nuk tentoi ndonjëherë të merrej me politikë, ndonëse ishte e shkolluar. Ajo bëri zgjedhjen e saj dhe vendosi t’i rrisë me këtë mënyrë të ndershme fëmijët e saj.

Ti sot guxove të luaje me sakrificën, djersën dhe mundin e saj, duke e “shitur” punën e mamasë sime dhe qindra tregtarëve si diçka argëtuese! Ky nuk është vlerësim! Është fyerje! Provo të punosh vetëm një ditë si shitëse fruta-perimesh në treg, Rudina! Vetëm një ditë. Nëse pas një ditë (si ajo që unë kam përshkruar më lart), të shkon mendja të postosh foto të tilla plot gëzim në facebook, unë do të ta jap votën.

Etiketat e lidhura

Fiori DardhaRudina Hajdari
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Milano nën frikën e djegies dhe shkaterrimit këtë të shtunë prej grupeve anarkiste
Para 6 minutash

Milano nën frikën e djegies dhe shkaterrimit këtë të shtunë prej grupeve anarkiste

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa
Para 6 minutash

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Kane me mendjen te Topi i Artë: Familja mezi po e pret rezultatin, janë nervozë!
Para 15 minutash

Kane me mendjen te Topi i Artë: Familja mezi po e pret rezultatin, janë nervozë!

Vështrim nga Lindja: Arkitektura e së ardhmes mes materialeve inovative dhe teknologjisë së lartë
Para 23 minutash

Vështrim nga Lindja: Arkitektura e së ardhmes mes materialeve inovative dhe teknologjisë së lartë

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 13 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 15 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 16 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 14 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.