Rudina Hajdari: Të verifikohet nëse kandidatët për deputetë dhe për kryetarë bashkie kanë qenë bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit
Bashkëkryetarja e Komsionit për Reformën Zgjedhore Rudina Hajdari theksoi se propozimi i saj ishte për verifikimin e kandidatëve nëse kanë qenë apo jo bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit
“Ka ardhur koha që ne ta hedhim këtë hap. Mendoj se ky është hap shumë i mirë dhe u gjet një dakordësi për këtë propozim. Kjo do të pastrojë njëherë e mirë politikën nga ata persona që kanë pasur gisht në internimin dhe vrasjen e shumë shqiptarëve gjatë regjimit komunist. Kemi rënë dakord për përdomin e teknologjisë gjatë procesit zgjedhor. Palët janë duke punuar bashkë dhe ekspertët do vihen në punë për aplikimin e teknologjisë. Në mbledhjen e ardhshme do flasim për ndryshimin e sistemit”, u shpreh Hajdari.