Rudina Hajdari: Të verifikohet nëse kandidatët për deputetë dhe për kryetarë bashkie kanë qenë bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit

Bashkëkryetarja e Komsionit për Reformën Zgjedhore Rudina Hajdari theksoi se propozimi i saj ishte për verifikimin e kandidatëve nëse kanë qenë apo jo bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit

“Ka ardhur koha që ne ta hedhim këtë hap. Mendoj se ky është hap shumë i mirë dhe u gjet një dakordësi për këtë propozim. Kjo do të pastrojë njëherë e mirë politikën nga ata persona që kanë pasur gisht në internimin dhe vrasjen e shumë shqiptarëve  gjatë regjimit komunist. Kemi rënë dakord për përdomin e teknologjisë gjatë procesit zgjedhor. Palët janë duke punuar bashkë dhe ekspertët do vihen në punë për aplikimin e teknologjisë. Në mbledhjen e ardhshme do flasim për ndryshimin e sistemit”, u shpreh Hajdari.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?