FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rusia bën gati vaksinën e dytë ndaj Covid-19: Nuk ka efekte anësore!

Rusia deklaroi të shtunën se është gati të prezantojë një vaksinë të dytë kundër koronavirusit, e cila sipas saj shmang efektet anësore që u hasën tek e para. Më herët gjatë këtij muaji, presidenti Putin nxitoi të prezantonte vaksinën Sputnik 5, por ajo u pasua nga një sërë kritikash për shkak të efekteve të shumta anësore që kishte.

Shumë njerëz ishin skeptikë për efikasitetin e kësaj vaksine dhe e njëjta gjë pritet të ndodhë me vaksinën e dytë e cila është pagëzuar “EpiVacCorona”. Kjo vaksinë e re është zhvilluar në një ish laborator sekret të epokës sovjetikë për kërkimet për armët biologjike, i cili është shndërruar në një institute virologjie, i njohur në mbarë botën.

Shkencëtarë deklarojnë se testet klinike të kësaj vaksine do të përfundojnë në shtator dhe shtojnë se deri tani ajo është provuar te 57 vullnetarë dhe nuk ka shkaktuar asnjë efekt anësor tek ta.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?