Rusia kërcënon SHBA: Nëse sulmoni Asadin, do të ketë pasoja!
Russia ka paralajmëruar dje Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të mos guxojnë të sulojnë drejtpërdrejt regjimin sirian, duke thënë se kjo do të ketë rrjedhoja negative në mbarë Lindjen e Mesme.
Ky kërcënim i përcjellë nga stacioni i propagandës ruse “Sputnik”, vjen në një kohë kur forcat e dikatorit Asad, me ndihmën e Rusisë janë duke bombarduar qytetin e rrethuar të Alepos, ku kanë shkatërruar spitale dhe strehime refugjatësh e vrarë qindar civilë të pafajshëm.
SHBA, Rusia dhe komuniteti ndërkombëtar ka dështuar në përpjekjet për të ndalur luftën shkatërruese në Siri, ku përveç regjimit kriminel të Asadit dhe Shtetit famëkeq Islamik, luftojnë edhe një numër forcash kryengritëse, disa prej të cilave mund të qeverisin të paktën shumicën sunite në të ardhmen sipas pikëpamjes amerikane. Mirëpo, një rikthim në Sirinë dhe Irakun e paraluftës duket gjithnjë e më e pamundur. Me dobësimin serioz të ISIS-it, palët ndërluftuese duket se janë kthyer njëra-tjetrës, ndërsa Rusia mbetet e vendosur të mbajë në pushtet regjimin e Asadit, mundësisht duke rivendosur nën kontrollin e tij shumicën e vendit.
Mirëpo veprimet e regjimit sirian dhe të Rusisë janë kritikuar ashpër së fundi edhe nga OKB-ja, për shkak të mospërfilljes së plotë të fatit të civilëve. Forcat që deri dje luftonin ISIS-in sot po bombardohen pa mëshirë sepse refuzojnë të pranojnë pushtetin e Asadit. SHBA dhe vende të tjera ende nuk kanë vendosur se çfarë duhet të bëjnë në këtë situatë.
Ndërkohë Rusia mbetet në pozita agresive.
Zëdhënësja Ministrisë ruse të Lajmeve, Maria Zakharova tha sot, se “nëqoftëse, SHBA fillon një aggression të drejtpërdrejtë kundër Damaskut dhe ushtrisë siriane, do të shkaktojë ndryshime të tmerrshme tektonike jo vetëm në territorin e vendit, por në përgjithësi në rajon.”
Ajo tha se SHBA rrezikojnë të krijojnë një boshllëk pushteti në Siri duke rrëzuar Presidentin Bashar al-Assad. Kjo hapësirë boshe do të mbushet nga “teroristë të llojeve të ndryshme”, tha ajo për “Sputnik”.
Po Sekretari i Shtetit John Kerry, në një takim me një grup civilësh sirianë, javën e kluar shprehur simpati për kërkesat e tyre që Shtetet e Bashkuara të ndërhyjnë më me forcë për të shpëtuar popullin në terren.
Takimi nuk ishte i hapur për median por një regjistrim i bisedës është kapur nga CNN dhe nxjerr në pah një konflikt në administratën amerikane.
Sekretari Kerry tha se ishte përpjekur shumë në favor të përdorimit të forcës kundër Asadit për shkak të përdorimit për armët kimike.
“Por argumenti im humbi në debat”, tha ai duke nënkuptuar se në fund, pala që ishte kundër luftës fitoi në vendimin e Presidentit Barack Obama.
A mund të ndryshojë kjo tani kur në shënjestër të trupave të Asadit dhe aeroplnëve rusë janë vënë shërbimet humanitare të popullatës për të ndëshkuar mbështetësit e forcave joekstremiste që nuk pranojnë pushtetin e regjimit?/ Illyriapress
KOHA JONË SONDAZH

