Rusia kërkon ”spiunen” që u kap në Gramsh
Probleme me drejtësinë, Lana Sator. orse Svetlana Valeryevna Timofeyeva paska edhe në Rusi, përveç procesit që vijon në Shqipëri. E cilësuar si ”spiune”, pas kapjes në uzinës e armëve në Gramsh, mund të ekstradohet. Tashmë mbi të dhe dy shokët e saj, rëndon zyrtarisht akuza e “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”.
Një gjykatë në Moskë ka lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar për të. Gjykata në distriktin Meshçasky, ka thënë se Timofeyevan akuzohet se në mënyrë të paligjshme ka siguruar informacion të klasifikuar.
Kurse kryeministri Edi Rama e zhvlerëson si ngjarje, kur tha sot gjatë konferencës me kryeministren e Luksemburgut, se “është për të qarë e për të qeshur, nuk janë as fabrika që prodhojnë armë”.
Ai tha se është për të qeshur gjithë rëndësia që iu dha kësaj çështjeje dhe mënyra si u trajtua, pasi ajo uzinë nuk është një objekt i rëndësisë së veçantë, është thjeshtë një karakatinë e komunizmit, e cila është në atë gjendje sa i priten edhe dritat. Rama theksoi se me rëndësi është qëllimi i tyre në Shqipëri dhe për këtë gjë po punojnë hetimet të cilat pritet të nxjerrin në dritë rezultate.
KOHA JONË SONDAZH

