Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 18:32 PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit “PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit”- shkruan kryeministri Rama në pasditen e kësaj të diele.
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ruzhdi Pulaha, arkitekti i shpirtit dhe skenës shqiptare, në altarin e 84-vjetorit të lindjes

Aktualitet E diel, 21 Qershor 2026 11:40
Ruzhdi Pulaha, arkitekti i shpirtit dhe skenës shqiptare, në altarin e 84-vjetorit të lindjes
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj
Ka disa autorë që nuk shkruajnë thjesht për kohën e tyre, por e gdhendin atë në kujtesën e pashlyeshme të një kombi. Sot, më 21 qershor 2026, kultura shqiptare kremton me veneracion dhe mirënjohje 84-vjetorin e lindjes së Ruzhdi Pulahës, një prej dramaturgëve, shkrimtarëve dhe skenaristëve më të shquar, më prodhimtarë dhe më profilegregë të gjysmëshekullit të fundit. I lindur në Korçën e serenatave, të kulturës dhe të dritës më 21 qershor 1942, Pulaha solli në altarin e artit kombëtar jo vetëm talentin e tij të rrallë, por edhe një ndjeshmëri të lartë njerëzore që do të shenjonte përgjithmonë teatrin dhe kinematografinë tonë.
Ruzhdi Pulaha konsiderohet me të drejtë si shtylla e patundur e teatrit shqiptar të viteve ’70-’80, një periudhë e trazuar ku skena kishte nevojë për të vërteta të mëdha. Krijimtaria e tij u dallua për një frymë të fortë kritike dhe një angazhim të lartë shoqëror. Ai nuk zgjodhi rrugën e rehatisë artistike; përkundrazi, me guxim qytetar dhe mprehtësi intelektuale, vuri gishtin mbi plagët e kohës. Përmes penës së tij, ai zbërtheu burokracinë mbytëse, abuzimin me pushtetin, korrupsionin, padrejtësitë e natës dhe, mbi të gjitha, përgjegjësinë morale të individit përballë shoqërisë.

Dramat e tij nuk ishin thjesht shfaqje, por mesha laike të ndershmërisë dhe guximit. Vepra si “Nesër është vonë”, “Mësuesi i letërsisë”, “Shkallët”, “Denoncimi”, “Maro Mokra”, “Djemtë e Bato Gorës” dhe “Nën dritat e skenës” shpërthyen si reflekse drite në errësirë, duke ngritur pikëpyetje ekzistenciale dhe duke lënë jehonë të thellë në ndërgjegjen e një publiku të etur për vërtetësi.
Nëse dramat e tij lëkundën themelet e hipokrizisë shoqërore, gjenia e tij komike krijoi një nga monumentet më të dashura të popullit shqiptar. Komedia “Zonja nga qyteti” kapërceu kufijtë e skenës për t’u shndërruar në një mit të kinematografisë dhe një simbol të pavdekshëm të humorit tonë. Përmes nuancave lirike, ironisë së hollë dhe dashurisë së pakufishme për njeriun e thjeshtë, Pulaha krijoi karaktere që sot janë pjesë e fjalorit dhe e jetës sonë të përditshme.

Mund t'ju interesojë

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

Para 6 minutash
Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Para 3 orësh
Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu kundërshton Erion Veliajn

Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu kundërshton Erion Veliajn

Para 3 orësh
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Gjurmët e tij si skenarist në film dhe televizion janë dëshmi e një kontributi monumental që nuk zbehet nga vitet. Ai diti të fliste me gjuhën e tokës, të përktente të përditshmen në art elitar dhe të bënte që spektatori të shihte veten, me të gjitha dritëhijet, në pasqyrën e madhe të skenës.
Sot, në këtë 21 qershor, Ruzhdi Pulaha nuk feston thjesht një moshë biologjike, por feston përjetësinë e një nate të gjatë krijuese, ku çdo rresht i shkruar ishte një premtim për të mbrojtur të bukurën dhe të drejtën. Ai mbetet korifeu që pasuroi teatrin, letërsinë dhe kulturën kombëtare, duke na lënë trashëgim një testament të vyer: artin që nuk bën kompromis me të vërtetën dhe që vazhdon të ndriçojë, njësoj si në fillim, nën dritat e amshuara të skenës shqiptare.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit
Para 6 minutash

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

𝐏𝐈𝐊𝐈𝐀𝐓𝐀 𝐄 𝐄𝐔𝐑𝐎𝐒 𝐃𝐇𝐄 𝐒𝐀𝐌𝐈𝐓𝐈 𝐈 𝐀𝐑𝐔𝐁𝐄̈𝐒 𝐄𝐍𝐃𝐄 𝐕𝐈𝐉𝐎𝐍!
Para 15 minutash

𝐏𝐈𝐊𝐈𝐀𝐓𝐀 𝐄 𝐄𝐔𝐑𝐎𝐒 𝐃𝐇𝐄 𝐒𝐀𝐌𝐈𝐓𝐈 𝐈 𝐀𝐑𝐔𝐁𝐄̈𝐒 𝐄𝐍𝐃𝐄 𝐕𝐈𝐉𝐎𝐍!

Barcelona përmbys Villarrealin 3-2 me tre gola në 10 minuta
Para 37 minutash

Barcelona përmbys Villarrealin 3-2 me tre gola në 10 minuta

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim
Para 1 ore

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 6 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 6 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 20 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.