Sa e dëmtoi ekonominë shqiptare tërmeti? Detajet e raportit: Ndryshojmë projeksionet e rritjes

Tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019 ka detyruar qeverinë shqiptare të rishikojë projeksionet e saj afatmesme. Në raportin e detajuar të siguruar nga gazetarja e SCAN Elisabeta Dosku shkruhet se si rezultat i tërmetit, rritja reale e Prodhimit të Brendshëm Bruto përgjatë 2019 dhe 2020 vlerësohet të jetë më i ulët  sea pritej për shkak të dëmeve të shkaktuara dhe nevojës për rikuperim.

“Si rrjedhojë, ekonomia shqiptare projektohet me rritje 2.4 % në 2019 dhe 3.2 % në 2020 ndryshe nga përpara tërmetit që ishte parashikuar përkatësisht 2.9 % dhe 3.5 %” shkruhet në raport.

Tërmeti pritet që të ndikojë më tej edhe të financat publike, vijon raporti. Në të evidentohet ndikimi në rritjen e deficitit fiskal, përkeqësimi në deficitin tregtar dhe në deficitin e llogarive korrente.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Edhe pse aktiviteti ekonomik parashikohet të ngadalësohet si rrjedhojë e pasojave të tërmetit, disponueshmëria e burimeve të ndihmave për rindërtimin do të ndihmonte të përshpejtonte rimëkëmbjen ekonomike dhe të ulë ndikimet negative në financa publike” evidentohet në raport.

Swiss Digital Mobile Reklama

SCAN

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?