Sa kushton vrasësi me pagesë në Shqipëri?

Nga: Redjon Shtylla

Në ditët e fundit janë shënuar ngjarje të frikshme kriminale. Vrasje, atentate dhe krime brenda familjes kanë rikthyer pasigurinë në vend. Situata nuk është e panjohur, pasi për shumë vite rendi është në duart e të ”fortëve” që vrasin dhe nuk kapen dhe shqetësues është fakti që ende nuk ka përmirësim të sigurisë në vend.

Në ekzekutimin mafioz të Armando Dumanit dhe Erigers Mihasit, janë angazhuar vrasës me pagesë. Kjo metodë sipas policisë po përdoret në vrasje të nivelit të lartë, gatë përplasjeve të organizatave dhe grupeve të organizuara, të cilat për të qenë të sigurta për ekzekutimin, urdhërojnë dhe paguajnë.

Sipas gazetatës ”Si”, për vrasjen e Behar Sofisë, një i ri i punësuar si punëtor në Malin e Zi, por që ju premtuan 50 mijë euro për të shkrepur armën. Mikel Shallari që u prenotua si vrasës me pagesë. Në atë kohë atij i’u premtuan 10 mijë euro dhe për këtë pagesë, ai vrau kryekomisarin Artan Cuku në Tiranë.

Shqipëria prej kohësh është nën ndikimin e pushtetit të bandave dhe grupeve rivale që vrasin, por këto banda ndër vite kanë pasur edhe mbështetjen e partive politike, edhe pse kurrë nuk është folur hapur. Bandat dhe grupet mafioze nuk pyes për shtet, gjakun nuk e falin, tradhëtitë jo dhe hakëmerren edhe nën sytë e Policisë së Shtetit.

Ngjarjet kriminale të viteve të fundit në Shqipëri kanë shtuar në masë vrasësit me pagesë. Statistikat si një tregues i rëndësishëm i sigurisë publike, tregojnë se vrasjet me dashje janë relativisht një zbulueshmëri të ulët. Të dhënat nga Policia e Shtetit tregojnë se efektshmëria në zbulimin e tyre ka pësuar luhatje në dekadën e fundit, ku trendi ka qenë rënës.

Qasja e policisë jo vetëm ndaj krimit të organizuar po edhe ndaj qytetarëve duhet të ndryshojë. Shumica e krimeve të rënda mbeten ende pa autor. Më herët ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka thënë se policia nuk mund të ndjekë nga pas çdo makine, por për të janë disa gjykatës dhe prokurorë tha ai që po pengojnë punën e policisë me masat e lehta që japin.

SHKARKO APP