Sa paguhet LaCivita? Drejtuesi i fushatës së PD: Kundër Berishës, të njëjtët njerëz që bënë manovra ndaj Trump-it

Chris LaCivita, drejtuesi i fushatës fituese të Donald Trump në SHBA, është edhe drejtues në PD për zgjedhjet më 11 maj. Në një intervistë për gazetën prestigjioze Wall Street Journal, LaCivita shpjegon rolin e tij në Shqipëri dhe thekson se nuk ka ndërmend të regjistrohet si agjent i huaj në Shtetet e Bashkuara.

“Nuk po përpiqem të ndikoj politikanë amerikanë. Aktivitetet e mia janë të fokusuara tërësisht në Shqipëri”, deklaron LaCivita për WSJ, duke nënkuptuar se angazhimi i tij nuk bie në kundërshtim me ligjin amerikan për regjistrimin e agjentëve të huaj. Strategu republikan ka marrë pjesë në disa mitingje të Partisë Demokratike në Tiranë dhe ka ndihmuar në realizimin e fushatës mediatike të opozitës duke fluturuar tri herë drejt Shqipërisë gjatë muajve të fundit.

E paqartë mbetet shuma që LaCivita është paguar për këtë angazhim. Ai tha se pagesa është “e përafërt me atë të një fushate kombëtare politike”. Sipas gazetës, ekspertët mendojnë se bëhet fjalë për shifra që mund të kalojnë 1 milion dollarë. LaCivita sqaroi se pagesa do të bëhet publike nga vetë partia pas zgjedhjeve. Në intervistë, LaCivita tha se situata e Berishës është e ngjashme me atë të Donald Trump. “Janë të njëjtët njerëz që bënë manovra të ngjashme kundër Donald Trump, janë gjurmët e tyre gjithkund”, tha ai për WSJ.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?