Sa shqiptarë janë në Turqi? Mal Berisha: Deri në vitin ’97, ishin mbi 2.5 milion
Sa shqiptarë janë nëpër botë? Ish-ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Mal Berisha thotë se deri në vitin 1997, në Turqi mund ndodheshin mbi 2 milionë e 500 mijë shqiptarë, ose turq me origjinë shqiptare.
”Në Turqi gjendeshin të paktën sa kam punuar unë deri në 1997, më shumë se 2 milionë gjysmë shqiptarë. Për mua kishte më shumë turq me origjinë shqiptare, jo shqiptar me identitet.
Në çdo segment të jetës në Stamboll, ishte vështirë të mos njihje dikë që nuk kishte lidhje me shqiptarët. Në Izmir mund të ketë grupe shqiptarësh që ende flasin gjuhën shqipe të vjetër që kur janë ngulitur atje”.