Sabit Brokaj: Mehmet Shehu, burrë shteti i padiskutueshëm

Ish­-ministri socialist i Mbrojtjes, Sabit Brokaj, e cilëson skandali dekorimin e Presidentit të Republikës për 67 nacionalistët e vrarë në vitin 1943 me urdhër të Mehmet Shehut.

Sipas Brokajt, vetë Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu, reflektuan për këtë ekzekutim të nacionalistëve, në kushtet e një lufte. Brokaj, si dhe historianë të tjerë që kanë reaguar këto ditë, i sheh ballistët të rreshtuar në krah të pushtuesve.

Edhe pse ka dhënë urdhrin për pushkatimin e 67 nacionalistëve, në gjaknxehtësinë e një lufte, Mehmet Shehu për Brokajn mbetet ushtaraku më i formuar që ka nxjerrë vendi, të paktën nga Lufta e Dytë Botërore e këtij, por edhe një burrë shteti I padiskutueshëm i sistemit të diktaturës thotë ai për “panorama”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mehmet Shehu është një nga udhëheqësit kryesorë të luftës, që përcaktoi edhe fitoren. Këto vlerësime janë dhënë edhe nga kundërshtarët e tij, edhe gjeneralët gjermanë dhe anglezë. Ai ka qenë dhe deri më sot mbetet ushtaraku më i formuar që ka nxjerrë vendi. Në luftë ai ka qenë ushtaraku më i mirë që kemi pasur dhe një burrë shteti i padiskutueshëm i atij shteti”, shprehet Brokaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?