Sadiku: Jemi të hidhëruar!
“Jemi të hidhëruar. Hëngrëm golat në minutën e fundit”.
Ky është reagimi i parë i sulmuesit të kombëtares shqiptare pak minuta pas përfundimit të ndeshjes Francë- Shqipëri 2- 0 e vlefshme për Kampionatin Europian.
Në një prononcim për “Top Channel” Sadiku shtoi se pavarësisht mërzitjes kishte besim në një fitore me Rumaninë.
“U mundova të jap më të mirën time. I kishim shanset si në pjesën e parë dhe në pjesën e dytë. Ky nuk është maksimumi, ne do të japim më të mirën tonë për ndeshjen me Rumaninë. Nëse fitojmë atë ndeshje shanset janë të mëdha për të kaluar grupin. Për momentin jam pak i mërzitur por kam besim se kemi 4 ditë kohë për të ngritur moralin për të Rumaninë”, tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

