
Kreu i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici ka shtruar iftarin e parë, dhe kjo me fëmijët fshatit të tij, në Bushtricë. ”Zgjodha që Iftarin e parë të muajit të Shenjtë të Ramazanit, ta ndaja me yjet e fshatit tim në Bushtricë. Edhe pse të vegjël agjërimi për ta ka shumë rëndësi. Lus Allahun që lutjet dhe agjërimi i vogëlushëve e të gjithë atyre që agjërojnë të pranohen”,-shkruan Gjici.