Safet Gjici: Të gjitha rrugët janë të hapura në Kukës, borëpastrueset janë në gatishmëri
Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici ka treguar masat që janë marrë për të përballur motin e keq. Sipas tij, deri tani të gjitha rrugët janë të hapura dhe nuk ka probleme. Gjici thotë edhe se ka prezencë ngricash në disa akse rrugore, ndaj i bën thirrje shoferëve të bëjnë kujdes në orët e para të mëngjesit.
”Autoritetet kanë qenë në gatishmëri. Rastet që kemi pasur për banorë në vështirësi, ata që kanë bagëti, mungesa të bazës ushqimore, kemi dhënë ndihmën e nevojshme. Tani ka filluar dimri i ftohtë, kemi marrë të gjitha masat e nevojshme”.
Sakaq, kryebashkiaku i Kukësit tha se për të gjithë veriun nuk është më dimri i njëjtë si vite më parë që ka qenë më i ashpër.
”Nga mesi i dhjetorit deri në fund të marsit. Tani ka filluar pak dimri në Kukës. Janë marrë masat e domosdoshme për të gjitha njësitë administrative”,-tha në ”Report Tv”. Teksa u pyet nëse a kanë pasur ndihmë nga pushteti qëndror, Gjici tha padiskutim që po.