Saga e hakmarrjeve, ja si nisi përplasja me fisin Papa
Pas një serie atentatesh të gjitha me motiv kryesor hakmarrjen dhe me 5 viktima të lëna pas policia arrestoi Andrea Kalemin, një emër shumë i njohur për drejtësinë shqiptare. I biri i Shyqyri Kalemit që mbeti i vrarë në masakrën e Memaliajt së bashku me kamarierin e lokalit dhe një klient.
Andrea u arrestua pak javë më pas ndërsa në shtëpinë e tij policia gjeti arsenal armësh dhe një shumë prej 40 mijë eurosh. Për këtë hetuesit kanë ngritur dyshime se ai po përgatitej për hakmarrje. Bashkë me Andrean specialët e RENEA-s arrestuan dhe Andrew Bode, i dyshuar kryesor për vrasjen e Edmond Papës dhjetorin e vitit 2022.
Përplasja mes grupeve për policinë nisi me vrasjen e Aleksandër Sadikajt në qershor të vitit 2023 nëpërmjet një atentati me tritol në makinë, teksa ai po lëvizte në aksin Tiranë-Elbasan. Për ngjarjen e rëndë familjarët e Sadikajt, që janë fisi Kalemi, mesa duket akuzonin Edmond Papën.
Nuk do të kalonte shumë dhe 6 muaj më pas teksa kishte mbërritur në Tiranë për të vizituar nënë e tij të sëmurë biznesmeni Papa u qëllua brenda një lokali poshtë banesës së tij në zonën e Selitës. Për ekzekutimin e 49-vjeçarit në atë kohë u arrestua Albano Velo ndërsa përfundoj në arrestim kërkimi për Boden i cili dyshohet dhe si atentatori i Papës.
Pas vrasjes së Edmond Papës fillojnë atentatet ndaj familjes Kalemi por ndërkohë Andrea u kishte shpëtuar dhe dy atentateve të mëparshme në Greqi. Në gusht të vitit 20203 njëri në ishullin Paxos teksa kishte shkuar me pushime me 3 fëmijët dhe gruan e tij. Ndërsa në dhjetor Andrea Kalemi mbeti i plagosur në burgun e Koridhalos.
Më 12 janar të vitit 2024 tentohet të vritet vëllai i Andrea Kalemit. Ngjarja ndodhi në orët e mbrëmjes pranë zonës së Selitës, ku nga një makinë në lëvizje u qëllua me kallashnikov drejt Smart-it me të cilin po udhëtonte Zamir Kalemi. Fatmirësisht plumbat e plagosën në këmbë të riun ndërsa për ngjarjen policia nuk pati asnjë të dyshuar.
E fundit ngjarje e rëndë kur kaluan më shumë se 7 muaj, më 21 Korrik të këtij viti plani për hakmarrje nuk u mbyll me kaq kur të shtënat e kallashit i morën jetën babait të Andreas, Shyqyri Kalemit ndërsa lanë të plagosur rëndë xhahxhain e tij. Plumbat drejt lokalit fatkeqësisht i morën jetën kamarierit por edhe një klienti, të dy pa asnjë lidhje me sagën e hakmarrjes. /A2 CNN/