Saimir Kodra tregon si u përgjua gjyqtari i seksit

Gazetari Saimir Kodra ka treguar sot në emisionin “Opinion” se si u përgjua gjyqtari i “seksit” Guximtar Boçi, i cili kërkoi favore seksuale në këmbim të ndikimit në një çështje gjyqësore.

Kodra tha se gruaja është rreth të dyzetave dhe se ajo ka dy fëmijë. Sipas tij, ajo pati bërë një kontratë fiktive me ish­-vjehrrën për një banesë trekatëshe dhe më pas hapi çështje gjyqësore.

Ajo iu drejtua gjyqtarit në fjalë, pasi ishte mik i babait të saj. “Që në momentin e parë ai palo­gjyqtar i ka kërkuar favore seksuale”, tha Kodra.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ajo ka pasur një persekutim të tmerrshëm. Regjistrimet janë shumë. Ne kishim 1 orë e gjysmë regjistrime. Ajo është përballur me një dhunë të tmerrshme psikologjike dhe e regjistroi gjyqtarin dhe ai e kërcënoi më pas”, tha Kodra

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?