Saimir Korreshi zgjidhet në krye të PD-së Lushnje
Saimir Korreshi votohet si kryetar i PD-së në Lushnje. Ai fitoi me një diferencë të madhe votash kundrejt kandidatit tjetër në garë Pandi Boçi.
Votimin për kreun e PD-së Lushnje e mbikqyri Sekretari Organizativ, Sahit Dollapi.
Në zgjedhje votuan rreth 180 krerët e grupseksioneve të PD-së.
Zgjedhjet për kreun e PD-së në Lushnje u zhvilluan pas shkarkimit të Myslym Murrizit në muajin shkurt.
Shkarkimi i tij u bë pas refuzimit të vendimit të kryedemokratit Basha për të dorëzuar mandatin e deputetit.