Saimir Tahiri pas pak në konferencë shtypi.Surpriza të reja nga rasti Doshi

Disa informacione të rezervuara, ndoshta edhe pamje filmike, do të jepen live për mediat në orën 15.00 nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Mendohet se ministri do të njoftojë faktin se dëshmitari Durim Bami, i pretenduar se është paguar të vrasë Tom Doshin dhe Mëhill Fufin ka ndërruar dëshmi dhe ka pranuar se ka qenë i detyruar apo i joshur nga Doshi për të dhënë një dëshmi të rreme.

Por ajo që mund të quhet si surpriza e vërtetë, ndoshta ka të bëjë me disa filmime që thuhet se janë bërë nga grupi i operacioneve speciale pranë drejtorisë së përgjithshme të policisë së shtetit, grup i cili mund të ketë ndjekur për një periudhë kohe Tom Doshin. Në këto filmime thuhet se Doshi është takuar disa herë me dëshmitarin Durim Bami në një lokal bastesh në Fushë- Krujë. Madje thuhet se në ndonjë rast në këto takime është parë dhe një deputet tjetër i majtë dhe një gazetar. Se çfarë është biseduar në këto takime dhe çfarë i ka lidhur këta individë me njëri- tjetrin, kjo pritet të zbardhet së shpejti.

SHKARKO APP