Saimir Visha, avokati i deputetit Mark Frroku: Nuk ka patur plan vrasje për Tom Doshin
Ne studion e ABC news avokati i deputetit Mark Frroku, zoti Saimir Visha tha prere se nuk ka patur asnje plan per vrasjen e deputetit Tom Doshi dhe gjithçka eshte e sajuar prej tij. Ne kemi prova se deputeti Doshi i lutej Durim Bamit qe te thoshte se e njoh deputetin Frroku dhe ai ka thene se nuk e njoh. Eshte gjithçka e sajuar nga Doshi, pohoi avokati i deputetit Frroku ne studio. Edhe per vrasjen qe akuzohet ne Belgjike deputeti Frroku avokati Visha tha prere se "me aq sa kam vrare une ka vrare edhe deputeti Frroku! " dhe se nuk mund te akuzohet nje deputet me kerkesa apo hamendje te prokurorise. I pyetur nga gazetarja Milori ne studio se nese keshilli i mandatave e voton neser prape arrestimine tij dhe parlamenti e jep autorizimin per arrestimin avokati tha se nuk mund te ndodhe kjo gje, veçse nese jane çmendur. Avokati tha se diten e enjte deputeti Frroku do te shkoje ne parlament e do te flas .
KOHA JONË SONDAZH

