Sait Dollapi lirohet nga policia, ndodhet ende në Spitalin e Traumës
Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, Sait Dollapi është lënë i lirë. Lajmi konfirmohet nga Ora News, ndërkohë që demokrati ndodhet edhe në Spitalin Ushtarak të Traumës, ku është duke marrë shërbimin mjekësor pas shoqërimit me dhunë në polici, mbrëmjen e djeshme.
Dollapi ka deklaruar se është dhunuar barbarisht nga efektivët e Policisë së Shtetit dhe ka kërkuar ndihmë më të specializuar në ambientet spitalore. Autoambulancën, që shoqëroi Sahit Dollapin, mësohet se e shoqëruan edhe katër grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.
Ditën e sotme opozita ka paralajmëruar që në orën 11:00 do të zhvillojë protestë para drejtorisë së Policisë së Tiranës, me qëllim lirimin e Dollapit.
KOHA JONË SONDAZH

