FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sako: Në Durrës vijon puna për vlerësimin e objekteve

“Bashkia e Durrësit është ende në fazën e vlerësimit të objekteve. Normalisht mendojmë ta fillojmë nga lagjja që është paralel me rrugën e portit, sepse aty janë të gjithë objektet të para viteve ’93 dhe kanë të njëjtën natyrë dëmtimi”, deklaroi në një intervistë për ATSH-në, Emiriana Sako, drejtore e Përgjithshme e Shërbimeve Publike në bashkinë e Durrësit.

Sako tha se me përfundimin e procesit do vijojmë edhe me zona të tjera që mund të jetë ajo e parafabrikateve mbrapa zonës së stadiumit, por jemi në momentin e vlerësimit të tyre. Drejtoresha Sako u shpreh se “në datë 10 dhjetor Këshilli Bashkiak i Durrësit miratoi një projekt vendim ku konfirmon shtimin e një strukture prej 100 personash në drejtorinë e ndërmarrjes rruga”.

“Këta 100 persona do të kenë kualifikimin e punëtorëve të thjeshtë dhe teknikëve të ndërtimit, të cilët do të punojnë me riparimin e muraturave, dhe problematikat e vogla që ka pasur struktura në objektet e evidentuara nga dëmet e tërmetit të datës 26 nëntor duke referuar ndërtimeve të para viteve ’93”,-theksoi Sako.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, ajo tha se ”Aktualisht jemi duke bërë procedurat që kërkon ligji për ti marrë në punë këta persona dhe më tej shpërndarja e punës do të bëhet sipas nevojave që ka evidentuar terreni. Me përfundimin e procesit do vijojmë edhe me zona të tjera ku mund të jetë ajo e parafabrikateve mbrapa zonës së stadiumit, por jemi ende në momentin e vlerësimit të tyre”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?