“Sakrificë është përballja me virusin, jo izolimi”, mesazh i fortë nga “vija e zjarrit” tek Infektivi: Lufta është hapur!

Kryeministri Edi Rama publikon në “Facebook” mesazhin e Shefes së Forcës Speciale tek Infektivi, në QSUT, e cila iu thotë qytetarëve shqiptarë se qëndrimi në shtëpi nuk është sakrificë, por përballja me virusin është e tillë.

“? NAJADA, SHEFJA E FORCËS SPECIALE NË VIJËN E ZJARRIT, KU LUFTOHET ORË E MINUTË PËR TË SHPËTUAR PENGJET E ARMIKUT, KA NJË MESAZH DHE NJË LUTJE PËR JU? #RESPEKT’”, shkruan Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/522274932004279/

Swiss Digital Desktop Reklama

“Do iu jap një informacion të shkurtër. Lufta është hapur, kemi shtim të numrit të pacientëve tek Infektivi. Tre prej tyre janë në terapi intensive. I siguroj qytetarët se ne jemi një staf i mirëtrajnuar. Ju kini besim te ne dhe ne do bëjmë punën tonë në maksimul. Ju kërkojmë të qëndroni në shtëpi, pasi kjo është një fitore e madhe për ne, sepse ul rrezikun e infeksionit te personat e tjerë. Nuk është sakrificë e madhe të rrish në shtëpi, por të përballesh me virusin”, thotë Najada.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?