Saktësi maksimale në përcaktimin e kategorive që do të përfitojnë strehim

Kryeministri Edi Rama kërkoi sot saktësi maksimale në kategorizimin me kritere të qarta të familjeve që do të përfitojnë strehim. ”Ka plot njerëz që mund të kenë dëshirë të përfitojnë, që nuk ju është prishur shtëpia, nuk kanë pasur shtëpi para se të ndodhte kjo fatkeqësi, kanë qenë me qera në një shtëpi jo të përshtatshme etj”. Kryeministri theksoi se ”këta njerëz nuk do të hyjnë në këtë program”. Rama kërkoi që të vendoset një filtër shumë i qartë që të mos ketë spekulantë të kategorive të tjera. ”Mund të ketë edhe kunetër, xhaxhallarë, vjehrra të administratorëve të njësive etj, që mund të duan të futen në këtë hulli për të përfituar një shtëpi”.

SHKARKO APP