Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:09 Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve Elbasani përkujtoi sot, 11 Nëntorin, 82-vjetorin e Çlirimit të qytetit, në një ceremoni përkujtimore të zhvilluar pranë Lapidarit kushtuar 23 partizanëve të Brigadës së…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Saktësimi i adresës, tani e bëni online përmes ”e-Albania”

Aktualitet E enjte, 7 Janar 2021 15:10
Saktësimi i adresës, tani e bëni online përmes ”e-Albania”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Saktësimin e adresës, nga sot çdo qytetar mund ta bëjë pa patur nevojë të shkojë në zyrën e Gjendjes Civile. Ky është shërbimi i ri online, i ofruar nga Gjendja Civile në bashkëpunim me AKSHI-n. Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile Bledar Doracaj ka shpjeguar hapat e thjeshtë që ndiqen për të kryer gjithë procedurën, që merr fare pak kohë. Zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko theksoi se veç këtij procesi, po vijon puna për të plotësuar bazën e të dhënave përmes vetëdeklarimit të adresës së shqiptarëve që jetojnë jashtë, por edhe me kompletimin e sinjalistikës në njësitë vendore.

“Pas tre dekadash i japim fund një problemi shumë të gjatë në fakt të mungesës së adresave të shtetasve shqiptarë. Bashkimi i regjistrit të shtetasve me regjistrin e adresave, ka krijuar tani një regjistër të konsoliduar ku shteti shqiptar e ka të qartë dhe të konsoliduar se ku ndodhen shtetasit e vet. Me shërbimet e reja online gjithashtu, ju keni mundësi të saktësoni adresën tuaj nëpërmjet shërbimit e-Albania, të aksesueshëm nga kompjuteri i shtëpisë, nga celulari juaj, duke evituar kështu të gjithë kalvarin e vajtjes nëpër zyra, të burokracive, apo të kohës së humbur”, tha Kuko.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Dy hapat e tjerë të radhës të rëndësishëm janë, e para, vetëdeklarimi i shtetasve shqiptarë që banojnë jashtë Shqipërisë; kjo për të konsoliduar adresën e tyre në mënyrë që të marrin shërbime dhe të kenë mundësi të zgjedhin; dhe hapi i dytë është, konsolidimi i infrastrukturës dhe të gjithë sinjalistikës me njësitë vendore, në të gjitha bashkitë e Shqipërisë.

“Prej më shumë se një vit Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, Ministria e Brendshme, ka filluar procesin e “popullimit”, ku janë bërë importimi i të dhënave sipas procesit në data bazën qendrore të DPGJC, në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, dhe sot kemi një shtim të numrit të personave, që kanë saktësuar adresën e tyre. Por për të lehtësuar punën dhe për t’u qenë sa më pranë qytetarëve në këto ditë të fillimit të vitit, ne sot po lançojmë edhe projektin e ri së bashku me AKSH-in”, tha Doracaj.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sot, çdo shtetas shqiptar i cili ka një adresë të pasaktësuar ende, mund ta saktësojë adresën duke u loguar në platformën e-Albania, me kredencialet e tij, dhe menjëherë, një nga rubrikat që shfaqet aty, është rubrika e saktësimit të adresës. Është shumë e thjeshtë, mjafton që qytetari të logohet, të japë kredencialet e tij, të klikojë te “bashkia”, më pas te “njësia administrative” dhe kështu me radhë te të gjithë rubrikat përbërëse të gjendjes civile për të saktësuar adresën e tij, duke ngarkuar thjesht një dokument, i cili e lidh vetë personin, shtetasin, me adresën ku ai banon dhe në pak minuta adresa saktësohet nga nëpunësi i zyrës së Gjendjes Civile, i cili e merr informacionin nëpërmjet Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile.

Mund t'ju interesojë

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve

Para 5 minutash
Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Para 40 minutash
Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacientin në qendër të shërbimit

Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacient...

Para 56 minutash

Kjo është një risi tjetër, që u vijmë në ndihmë qytetarëve duke lehtësuar dhe duke eliminuar prezencën e tyre fizike pranë zyrave të Gjendjes Civile. Vetëm pak minuta, në platformën e-Albania, për të bërë saktësimin përfundimtar të adresës dhe shtetasi të ketë një adresë të rregullt, funksionale, nëpërmjet të cilës pastaj mund të përfitojë të gjitha shërbimet që lidhen me adresën.

Etiketat e lidhura

e-Albania
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve
Para 5 minutash

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën
Para 12 minutash

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qirasë
Para 14 minutash

Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qi...

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin
Para 18 minutash

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 15 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.