“Sala e nguli, Rama e shkuli”, fermeri përlotet para Bashës
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ndodhet në Korçë ku ka zhvilluar një takim me fermerët e Dvoranit. Ai pa nga afër të gjitha produktet sezonale, kryesisht të mollëve të mbetura stok dhe pa treg, për shkak të politikave aktuale.
Fermerët i janë ankuar Bashës se qeveria ua ka ndërprerë subvencionet prej 5 vitesh, ndërsa njëri prej tyre në një moment nuk ka mbajtur edhe lotët.
“Mund të them me një batutë se “Sala na e nguli, Rama na e shkuli”. Berisha na subvencionoi dhe ne mbollëm, ky tjetri fare. Kam 10 vjet që e quaj veten fermer, jo mësues në pension që jam”, u shpreh fermeri.
KOHA JONË SONDAZH

