Salçiçet dhe proshuta kancerogjene, mjekët: Kini kujdes me mishin e kuq!

 

 

Pas lëshimit të alarmit nga Organizata Botërore e Shëndetit se mishi i kuq i përpunuar mund të shkaktojë kancer kanë reaguar mjekët duke iu kundërvënë.

Vendimi OBSH për të përfshirë mishin e përpunuar dhe mishin e kuq në listën e kancerogjeneve është një ftesë për t’u kthyer në dietë mesdhetare, tha Carmine Pinto, president i Shoqatës Italiane të Mjekësisë Onkologjisë.

“Mesazhi që duhet të japim është se mishi i kuq duhet të konsumohet në mënyrë të duhur, një herë ose dy herë në javë, prandaj duhet të rikthehemi në dietë mesdhetare për të ulur rrezikun e kancerit” tha ai.

Ndërsa një tjetër mjek Umberto Veronesi u shpreh se “Këshilla ime ka qenë gjithmonë për të eleminuar konsumin e mishit.

Studimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë OBSH mbi kancerin e mishit të kuq ishte një befasi, të dhënat e OBSH janë një e re më shumë për parandalimin e kancerit”, tha Veronesi.

Agjencia Ndërkombëtare përfshiu mishin e kuq të përpunuar në listën e substancave që mund të shkaktojnë kancer tek burrat.

Organizata Botërore e Shëndetit theksonte se konsumimi i të paktën 50 gr mish i përpunuar në ditë- më pak se dy feta proshutë- rrit shanset për zhvillimin e kancerit të zorrës së trashë me 18%.

Ka prova të mjaftueshme që ushqimet si hot dog, salçicet dhe proshuta mund të shkaktojne kancer.

“Për një invidid, rreziku për kancer kolorektal (në zorrë) për shkak të konsumit të mishit të përpunuar mbetet i vogël, por rreziku rritet me sasinë e mishit të konsumuar,” tha Dr. Kurt Straif nga OBSH.

SHKARKO APP