Sali Berisha me tone të forta në Kuvend, debat me Felajn: Vetëm ti s’duhet të flasësh, e ke kthyer prokurorinë në strofull familjare
Ish-kryeministri Sai Berisha ka folur me tone të forta në Kuvend, ndërsa ka pasur edhe një debat me nenkryetaren e Parlamentit, Ermonela Felaj, pasi një familjar i kësaj të fundit është emëruar në prokurorinë e Tiranës.
Teksa Felaj ndërhyri kur po fliste Berisha, ish-kryeministri iu drejtua duke thënë se e ka shndërruar prokurorinë në strofull familjare.
Berisha: Dëshmon se po silleni sikur të ishin banorë të 313-ës apo të Peqinit dhe jo parlamentar. Dëshmon se keni frikë dhe tmerr nga krimet tuaja, elektorale, jo elektorale, ordinere, afera korruptive. Dëshmon se jeni skllevër të veprave tuaja kriminale, nuk keni as minimumin.
Nderhyn Felaj: Vetëm ti nuk duhet të flasësh, e ke kthyer prokurorinë në strofull familjare, turp turp, turp.
KOHA JONË SONDAZH

