Sali Berisha: Rezoluta në Kongresin e SHBA për anëtarësimin e Kosovës në NATO, mbështetje për paqen dhe sigurinë në rajon

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmes një postimi të bërë në profilin e tij në Facebook ka vlerësuar si një kontribut të rëndësishëm për paqen, stabilitetin dhe sigurinë e vendit dhe të rajonit tonë, rezolutën në Kongresin e SHBA për anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Berisha e ka vlerësuar këtë si një mbështetje e çmuar për paqen dhe sigurinë në rajon.

Të dashur miq,
Këto ditë, kongresmenët Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler paraqitën një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në NATO.
Partia Demokratike e Shqipërisë e përshëndet këtë akt si një mbështetje të çmuar për aspiratat euroatlantike të qytetarëve të Kosovës. Ajo e konsideron anëtarësimin e Kosovës në NATO si:
• Një kontribut të rëndësishëm për paqen, stabilitetin dhe sigurinë e vendit dhe të rajonit tonë.
• Përgjigjen më të vendosur dhe më të merituar ndaj ambicieve të pashuara ruse në rajon.
Me këtë rast, PD falënderon me mirënjohje kongresmenët Self, Torres dhe Lawler për iniciativën e tyre tejet te rendesishme per Kosoven dhe rajonin tone si dhe përfaqësuesit e komunitetit shqiptaro-amerikan në Nju-Jork dhe Teksas për angazhimin e tyre të palodhur në mbështetje të Republikës së Kosovës

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?