Sali Berisha thirrje për protestë: Më 22 mars, kryengritja më e madhe paqësore në historinë e Shqipërisë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë apel qytetarëve shqiptarë që t’i bashkohen protestës së paralajmëruar më 22 mars, duke e cilësuar atë si një mobilizim të madh qytetar. Sipas tij, kjo datë do të shënojë një reagim të fortë paqësor në mbrojtje të demokracisë dhe të ardhmes europiane të vendit.

Gjatë deklaratës së tij, Berisha theksoi se 22 marsi është një ditë me simbolikë për shqiptarët, duke kujtuar momentet kur u rrëzua de facto diktatura në vend. Ai u shpreh se kjo protestë synon të bashkojë qytetarët në një “kryengritje paqësore”, që sipas tij do të jetë më e madhja që ka parë ndonjëherë Shqipëria.

Berisha shtoi se fati i vendit dhe rruga drejt integrimit në Bashkimin Europian janë në dorën e qytetarëve, duke i ftuar ata të ngrihen dhe të reagojnë për atë që ai e cilësoi si një betejë për të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fund, ai theksoi se vetëm qytetarët mund të hapin rrugën për ndryshim dhe të vendosin për drejtimin që duhet të marrë vendi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?