Sali Berishën e lanë në baltë edhe Flamur Noka, edhe Gazment Bardhi!

Ish-kryeministri Berisha bëri thirrje të hapur që ditën e enjte të ketë protestë të madhe nga demokratët para parlamentit dhe në sheshin para kryeministrisë. Natyrisht që ish-kryeministri demokrat ka thënë se kjo protestë nuk lidhet me fatin e tij nga SPAK, por në thelb ky do të ishte thelbi i reagimit popullor.

Ndërkohë mësohet se në mbledhjen e grupit të deputetëve të PD-së ka patur kundërshtime të forta nga Flamur Noka dhe Gazment Bardhi që të mos bëhet protestë populllore, por vetëm me deputetët e opozitës në sallën e Kuvendit.

Kjo është hera e parë që Berishën nuk e ndjekin as besnikët dhe me sa duket nuk ka as njerëz, pas këtyre goditjeve që po merr dita-ditës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kishte muaj e muaj që Berisha premtonte e premtonte se do të bënte namin me popull në Bulevard, popull të cilin kurrë nuk e mblodhi. Ndaj dhe protestuesit u mërziten dhe braktisen PD duke parë hallet e tyre se si të nxjerrin bukën e gojës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Berisha pret vendimin e Kuvendit që t’i japë dritë jeshile SPAK për arrestimin e tij, ndërsa kolegët deputetë nuk duan popull në rrugë për Berishën.

Me sa duket po e lenë në fatin e tij!

Pas vendimit të Kuvendit vjen arresti në shtëpi. Pas arrestit vjen vendimi nga gjykata që t’i mbyllen edhe rrjetet sociale, sidomos profili i tij në facebook.

Pra do ta bëjnë të flasë me vete!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?