Sali, lëre PD-në të ringrihet!

Nga Herion Mesi-

PD-ja ndodhet në kaos total prej humbjes dhe prej sherrnajes mes vetit. Selia blu ka dy kryetarë, Bashën de jure dhe Berishën de facto. Dhe me sa duket prapë kjo skemë do vazhdojë edhe pas 13 qershorit.

Militantët dhe simpatizantët demokratë shikojnë dy koka, dy linja pak a shumë për të ardhur në pushtet, të cilat përplasen me njera tjetrën, duke lenë opozitarët në OPOZITE.

Swiss Digital Desktop Reklama

Berisha e bëri epokën e tij, me të mirat dhe këqijat që solli gjatë 30 viteve. Por ai do mbetet ikonë e demokratëve. Ikonat shikohen në arkiv apo muze, ato vetëm pëlqehen kur janë si të tillë, në muze! Nëse dalin në rrugë, thyhen, shkelen nga turmat…

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndaj tani Berisha duhet të ngrihet mbi egon e tij, mbi interesat momentale dhe të ikë.

Ikja e lehtëson atë dhe ato që duan ta pjekin, sepse do kërkojnë tjetër PJEKJE!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?