Salianji akuza ndaj kreut demokrat: Basha është formacion ndihmës qeveritar

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji mohoi të ketë një bashkëpunim me Ramës dhe Berishës sa i takon rezolutës për Kosovë. Ai thotë se formacioni i Lulzim Bashës nuk është opozitar, por është formacion ndihmës qeveritar. Sipas tij çdo qëndrim i Bashës është ën shërbim të qeverisë.

“Nuk ka bashkëpunim, por mosdakordësi. Grupi i PD kemi kërkuar të zhvillohej këtë të hënë për shkak të emergjencës dhe detyrimit që ka parlamenti shqiptar për të qenën krah Kosovës. mosdakordësitë e tjera janë të dukshme me Ramën.

Rama kërkoi konferencë të jashtëzakonshme për Kosovën dhe u tërhoq për shkak të presionit të PD. Ky zotëria fle. Formacioni i Bashës nuk është opozitar, por është formacion ndihmës qeveritar. Nuk është opozitar. Në çdo qëndrim që del nga ai zë është një shërbim që i bëhet qeverisë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?