Salianji: Berisha ka kontributet e tij, por tani është pengesë për rotacionin

salianji berisha
salianji berisha

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji flet për zhvillimet në opozitë dhe protestën e fundit të organizuar nga PD, duke thënë se ajo nuk solli asgjë të re në përmbajtje dhe ndikim politik. Ai kritikoi edhe gjuhën politike të përdorur para dhe pas protestës, duke thënë se dëmton besueshmërinë e opozitës.

”Qoftë pritshmëritë nga gjuha para protestës kur thonë se është kilometri i fundit etj., po ashtu edhe gjuha pas protestës, është një gjuhë politike që dëmton në besueshmëri opozitën. Nuk mund të thuhet pas asaj proteste se ‘regjimi u tmerrua’ etj. Duhet të gjejmë një mënyrë tjetër komunikimi dhe ndaj kam dalë në këtë lëvizje duke kërkuar ndryshim edhe në gjuhën politike”, tha ai.

Salianji shtoi se kryetari aktual i PD-së, Sali Berisha, sipas tij, është bërë pengesë për ndryshimin dhe rotacionin politik. ”Berisha ka kontributet e veta, por tani është i pamjaftueshëm, madje pengesë për të sjellë rotacionin. Këto protesta tani janë rezistencë për të mos ndryshuar PD”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?