Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 13:26 Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet me disa vite burg Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar vendimin për ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistrin, duke e shpallur fajtor për korrupsion dhe pastrim të produkteve…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Salianji dhe ekspertët kontabël bëjnë llogaritë: Biznesi i vogël me humbje të mëdha, qeveria e interesuar të pasurojë oligarkët

Aktualitet E enjte, 7 Maj 2020 11:34
Salianji dhe ekspertët kontabël bëjnë llogaritë: Biznesi i vogël me humbje të mëdha, qeveria e interesuar të pasurojë oligarkët
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, bashkë me profesionistë kontabël dhe përfaqësues të biznesit sollën fakte se si sipas tyre është goditur biznesi i vogël nga mbyllja e ekonomisë për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Ata kanë llogaritur humbjet mujore të një biznesi të vogël, të përhapur gjerësisht në Shqipëri, bar kafe, ku nënvizohet fakti se taksat dhe tarifat janë të larta dhe ndihma nga qeveria është e vogël.

“Për fat të keq Shqipëria është futur dhe po futet në një cikël të falimentit dhe të krizës ekonomike për shkak të masave gjysmake dhe për shkak të zhvatjes që qeveria i ka bërë bizneseve edhe në këtë periudhë krize. Po shkojmë me shpejtësi drejt varfërimit dhe falimentit të shqiptarëve”- tha Ervin Salianji, duke ftuar ekspertët të bëjnë llogaritë e traumës ekonomike të pësuar dhe të hyrjes në borxhe.

Uran Derri, konsulent financiar tregoi me detaje për shpenzimet reale të një bar kafe me 5 punonjës, rrogat kontributet, qiraja, faturat aforfe të energjisë elektrike dhe të ujit, pagesa për konsulencën e ekonomistit, pagesa për taksën vendore dhe kosto të tjera bankare apo për mirëmbajtjen e sistemeve fiskale. “E gjithë llogaria në muaj i kushton pronarit të biznesit 307 680 lekë ose rreth 3 milionë lekë. Nga këto shpenzime, qeveria paguan vetëm 26 mijë lekë për secilin, duke bërë që borxhi i një biznesi bar kafe me 6 persona të jetë rreth 1.5 milionë lekë çdo muaj”, tha konsulenti financiar.
Edhe konsulenti tjetër financiar, Fredjan Shehu, i cili ka bërë llogaritë e një klinike dentare, doli në të njëjtin përfundim, se; humbet e biznesit dhe të të punësuarve janë të mëdha, ndërsa ndihma e qeverisë, farë e vogël. Përveç pagës së asistentes që e ka më të lartë se të punësuarit në bar kafe, shpenzimet e tjera janë të ngjashme, pasi asnjë taksë apo tarifë vendore nuk është falur. “Në total si kosto në kohë normale shkojnë 165 018 lekë ose 1 milionë e 650 mijë, pasi edhe kontributet paguhen për pagë reale 35 mijë lekë. Humbja e një klinike të vogël dentare është 124 018 lekë apo 1 milionë e 240 mijë lekë në muaj.”- tha eksperti Fredjan Shehu,

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pronarja e një parukerie tregoi se për shkak të ndihmës së pamjaftueshme të qeverisë, kishte prekur kursimet, pasi pagesa e qeverisë nuk i del as për të paguar taksat dhe tarifat vendore. Këtë gjë e pohoi edhe Shpëtim Agolli, përfaqësues i Shoqatës të Biznesit të Vogël dhe të Mesëm për qytetin e Tiranës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Qeveria jo vetëm nuk ka ndihmuar, por po e çon biznesin e vogël drejt falimentit. Ne si shoqatë i kemi kërkuar qeverisë nëpërmjet 11 pikave se çfarë duhet të bëjë me biznesin e vogël dhe të mesëm në përgjithësi. Deri tani sipas të dhënave që kemi nga INSTAT-i dhe Thesari qeveria ka paguar me pagën 260 mijë lekë rreth 60 mijë punonjës ose 12.5 milionë euro. Është një shifër shumë e vogël. I bëjmë thirrje qeverisë që të ulet me grupet e interesit që t’i shikojë edhe një herë paketat, sepse, në qoftë se vazhdon kështu, bizneset do të jenë drejt falimentit dhe familjet do të vuajnë në një krizë shumë më të rrezikshme për ekonominë e vendit.”- u shpreh ai

Mund t'ju interesojë

Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet me disa vite burg

Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet m...

Para 3 minutash
Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do...

Para 25 minutash
Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për nj...

Para 26 minutash

Ervin Salianji bëri përgjegjëse qeverinë për thellimin e krizës ekonomike dhe varfërisë për shumicën e shqiptarëve.

“Asnjë qeveri nuk ka bërë këtë që ka bërë qeveria Rama, që u merr para bizneseve të vogla, që u merr para më të pamundurve për t’ua çuar ato oligarkëve dhe gjithë bizneseve që marrin tendera publikë edhe në këtë periudhë dhe favorizohen nga qeveria. Në mënyrë të qartë u shpjegua nga ana e bizneseve dhe ekspertëve se si humbjet e bizneseve në këtë periudhë krize kur dyqanet dhe bizneset kanë qenë të mbyllura, kanë qenë në shifra të mëdha dhe nuk kanë pasur mundësi që të mbulojnë përveç humbjeve edhe shpenzimet familjare, duke u detyruar të futen në borxhe. Shifrat flasin vetë dhe gjithë situata flet vetë që qeveria Rama gjatë gjithë kohës ishte e interesuar vetëm për pushtet personal dhe jo për të ndihmuar bizneset dhe qytetarët e Republikës, të cilët paguajnë taksa. Biznesi sot është i detyruar jo vetëm që të mbijetojë, por edhe të hyjë në borxhe për të mbajtur familjen. Ai është i detyruar të paguajë taksa dhe detyrime, të cilat Edi Rama ua kalon oligarkëve të partneriteteve të publike dhe private apo oligarkëve të tjerë, që janë shqepur me tendera sekretë apo jo sekretë në këtë periudhë.”- u shpreh ish-deputeti Salinji.

Etiketat e lidhura

ekspertët kontabëlsalianji
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet me disa vite burg
Para 3 minutash

Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet me disa vite burg

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”
Para 18 minutash

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja
Para 25 minutash

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë
Para 26 minutash

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.