”Salianji i burgosur politik”, Çupi tregon detaje nga takimi në burg
Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi, thotë se Ervin Salianji është i burgosur politik. Çupi zbuloi se ajo dhe kolegë të saj nga opozita e kanë takuar Salianjin në qeli. Ajo shtoi se në burg kanë biseduar për aksionin opozitar dhe zgjedhjet e vitit 2025. Çupi u shpreh se ka besim se një ditë drejtësia do të vihet në vend.
”Ervin Salianji është i burgosur politik. Ka një rrëshqitje të rëndë nga parimet e dhënies së drejtësisë në rastin e tij. Ne sot kemi figura opozitare me dënime të pastra politike. Unë dhe kolegë të mi e kemi takuar Salianjin në qeli dhe biseduam për zgjedhjet e 2025, si dhe aksionin opozitar.
Kishte optimizëm tek z.Salianji. Edhe Salianji mendonte se dënimi është i pastër politik. Do ketë një moment, kur drejtësia do vendoset. Por, kjo drejtësi duhet të ndodhë sa më shpejt. I vetmi i fuqishëm sot në Shqipëri është z Rama”,-tha Çupi.