Salianji: Ke frikë të përballesh me krimin, o babagjysh krimi; Klosi: Ik o çunak!

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora është përfshirë në debat me ish-kreun e SHISH, Fatos Klosi, ku nuk kanë munguar edhe sulmet e drejtpërdrejta.

Klosi: Ju po e bëni të korruptuar (policinë) tani ju prish imazhin. Ai që vete arreston, vete na mbështet edhe drogën. Po qe e vërtet kjo…

Salianji: Po e vërtetë është. Ku jeton?

Swiss Digital Desktop Reklama

Klosi: Unë në mars.

Swiss Digital Mobile Reklama

Salianji: Por po jetove në mars nuk e di ti që 3 drejtorë policie janë në arrest. Ti po bën politikë më shumë se të gjithë këtu. Je i vetmi.

Klosi: Pse nuk të pëlqen ty.

Salianji: Nëse 5 të tjerë këtu po flasin profesionalisht, ti po flet politikisht.

Klosi: Politikë është vetëm ajo që thua ti.

Salianji: Nëse kë frikë të përballesh me krimin dhe të thuash vetëm të pavërteta, lëri të tjerët që s’kanë frikë të flasin. Dëmi më i madh që mund t’i bësh këtij vendi është riaktivizimi. 

Klosi: Je shumë i vogël për të më thënë mua ke frikë.

Salianji: O babagjysh krimi që ke pas akuza shumë të mëdha. Nëse ka një situatë që e ka ndihmuar krimin dhe kriminalitetin ka qenë që në kohën kur ke qenë ti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?