Salianji komenton largimin e Rrumbullakut nga drejtimi i Policisë: Është i detyruar

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar për largimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Gjatë fjalës së tij nga konferenca me gazetarët, Salianji theksoi se ai është larguar nga posti pasi ka qenë i detyruar.

“Jam i bindur që është shkarkim me ceremoni. Largimi i detyruar, ka pasur një drejtor të përgjithshëm dy vite më para që nuk pranoi të jepte dorëheqje, është e njëjta skemë.

Tre drejtorët e fundit, Ardi Veliu, e detyruan të dorëhiqej dhe e shpërndau letrën ministria, e patë që nuk dinte të shkruante. Gjithashtu edhe Gledis Nano, doli lajmi se u dorëhoq dhe doli e tha që se kam dhënë dorëheqjen. Sot kemi dy drejtorë të përgjithshëm që paguhen me taksat e shqiptarëve”, u shpreh Salianji.

SHKARKO APP