Salianji me studentët: Drama e këtij vendi, largimi i të mirëve
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji në një takim me studentët në Shkodër, u ka bërë thirrje atyre që të përfshihen në politikë.
Sipas tij, drama më e madhe e këtij vendi është largimi i më të mirëve. Ai akzuoi para studentëve edhe kreun e qeverisë Edi Rama për lidhje me krimin.
“Cdo drejtues politik Qarku i caktuar nga Edi Rama, ka lidhur fatin e vet politik me marrëdhënien që ka krijuar me eksponentët më të rrezikshëm të krimit të organizuar në vend.
• Në Shkodër Ditmir Bushati i lidhur me bandën e Bajrave.
• Në Durrës Vangjush Dako i lidhur me bandën e Abdylajve• Në Elbasan Taulant Balla i lidhur me bandën e Çelajve dhe Sanxhaktëve
• Në Tiranë Saimir Tahiri i lidhur me bandën e Shullazit
• Në Vlorë Edi Rama e Damian Gjiknuri të lidhur ngushtë me bandën e Habilajve dhe Xhafajt. Prandaj në Shqipëri nuk arrestohet as banda e Habiljave, që opozita kishte 4 vjet që e denonconte dhe as banda e Xhafajve.
Kjo është pasqyra në çdo Qark, lidhje mes zyrtarëve dhe krimit të organizuar.
Cfarë përfiton Edi Rama nga marrëveshja me krimin?
• Vota;
• Presion kriminal mbi votuesit;
• Pabarëzi mes kandidatëve (ka zona ku kriminelët nuk lejojnë as kandidatët të futen);
• Prezencë të kriminelëve në QV (ku selektojnë kush futet dhe kush nuk futet për të votuar);
• Para të pista që i përdor në zgjedhje.
Po krimi çfarë përfiton nga anagazhimi në zgjedhje?
• Vijimin e aktivitetit kriminal të pashqetësuar nga krimi;
• Fuqizimin e mëtejshëm ekonomik, si pasojë e marrjes së punëve e shërbimeve publike, duke shpikur koncesione e ppp që shkojnë kryesisht për efekt të pastrimit të parave të pista;
• Favore në zyrat e shtetit, leje e licenca publike, regjistrime pronash të paluajtshme, para nga korrupsioni i zyrtarëve që punësohen me kërkesë të kriminelëve;
• Paratë e fituara i përdorur për të sofistikuar veprimtarinë kriminale.
Çfarë humb Shqipëria?
– Humb politikën
– humb konkurrencën e më të mirëve
-humb debatet programore
– humb interesin e politikes per te ofruar alternativa zgjidhjesh
– humbet kontaktin e te zgjedhurve me votuesit
Kjo prodhon Trauma sociale dhe shkretim. Drama më e madhe është humbja e më të mirëve!
Sa prej jush duan të largohen?
Sistemi kërkon njerëz që i nënshtron, që i mund, që i përdor, do tentojnë t’iu mundin, do iu godasin, do tentojnë t’iu poshterojnë, t’iu godasin tek gjërat që doni më shume por mos u dorëzoni, mos e bëni atë gabim, duhet të dilni fitues. Ju dhe sidomos ju që jeni të rinj luftoni, për veten. për familjen, për Shkodrën, për Shqipërinë.
KOHA JONË SONDAZH

