Salianji nga mbledhja e Kryesisë: Deputetë të PD janë në një takim ku sulmohen përfaqësuesit e SHBA

Vazhdon mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike e nisur prej orës 18:00. Deputeti Ervin Salianji gjatë mbledhjes e ka konsideruar të papranueshme që drejtues të lartë dhe deputetë të PD ishin në një takim ku sulmohen përfaqësuesit e SHBA-ve.

“E papranueshme qe drejtues të larte dhe deputete te PD jane ne nje takim ku sulmohen perfaqesuesit e ShBA, nga ambasadorja tek zoti Escobar. Nuk duhet te leme marrëzinë të marre dhene. Sot u tentua krijimi i nje partie qe kerkon elektorat antiamerikan, nuk duhet lejuar. Ne jemi ne anën e duhur të historise, jemi ne anen e drejte duke mbrojtur interesat e Shqipërisë dhe demokrateve, asnje parti nuk fiton dot pa partneritetin me Shba, nuk duhet keqperdorur deshperimi i drejte qe dha situata pas 25 Prillit”,- është shprehur Salianji.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?