Salianji për ”sekretin” e Ramës: Shkon në Amerikë për të bërë botoks

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji akuzoi Kryeministrin Edi Rama se ka krijuar republikën e padrejtësive. Gjatë seancës parlamentare, Salinaji, ashtu si edhe deputetët e tjerë të opozitës, i ka kërkuar shqiptarëve që të mbështesin masivisht protestën e 27 janarit për të larguar padrejtësinë që po ndodh në Shqipëri.

“Ndërkohë që Shqipëria përpëlitet në varfëri, nga urrejtja kundër qeverisë, ne po diskutojmë se kush do të menaxhoj një faqe interneti. Në 18 dhjetor kjo maxhorancë përcaktoi republikën e padrejtësisë që ka krijuar në këto katër vite, duke i vënë çatinë. Kjo maxhorancë vendosi që të zgjedhë prokuror Edi Ramën, duke vrarë shpresën e shqiptarëve për një drejtësi të pavarur. Duke shkatërruar shpresën e shqiptarëve se në këtë vend mund të ecë dhe ai që është i drejtë, dhe i keqi dhe i ligu, ai që vjedh dhe që bën krime do të shkonte në burg. Në republikën e padrejtësisë së Edi Ramës nuk ka shëndetësi falas, por koncesione. Ndërkohë që kemi kryeministrin që shkon disa herë në vit për të bërë operacione plastike në Amerikë, për të bërë botoks”, tha Salianji.

Sipas tij, çmimi i energjisë elektrike është rritur dhe nuk u ul siç u premtua, por 600 milion euro janë falur kompanisë CEZ nga Rama me një të rënë të lapsit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Burgu i erdhi afër, me Saimir Tahirin por shkatërroi drejtësinë duke i dhënë pasaportat, dhe pas disa kohësh Saimir Tahiri do të kthehet këtu si hero dhe do duartrokitet”, tha Salianji.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?