Salianji shkon në burg? Avokati Ramaj: Dënim politik me prova të fabrikuara. Çështja duhet të shkojë në Gjykatën e Lartë

Avokati Redi Ramaj ka dhënë një prononcim për mediat në lidhje dënimin me 1 vit burg të deputetit demokrat Ervin Salinaji. Ai tha se dënimi ishte me prova të fabrikuara dhe politik.

“Ky ishte një dënim politik, të hapur. Qëndrimi i Apelit dhe Shkallës së Parë ka qenë i njëanshëm, me prova të fabrikuara, me prova që nuk të çonin asgjëkundi. Jemi para këtij dënimi për të mënjanuar deputetët e opozitës dhe për t’i luftuar jo më në Parlament, por në Gjykatë. Ky është një rast i rrezikshëm i bërë nga mazhoraznca për të dënuar kundërshtarët politikë.

Çështja është a është i formës së prerë? Sepse mund të jetë vetëm i ekzekutueshëm. Mund të shkohet edhe në Gjykatën e Lartë, që mund të vendosë edhe pezullim ose duhet të vendosë në terësi, në themel të çështjes dhe mund të kemi ndryshime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duhet pritur rruga ligjore që do marrë zbardhja e vendimit, do marrë ekzekutimi nga prokuroria dhe më pas rruga parlamentare. Në çdo rast, edhe pse nëni është i qartë kur flasim për vendimin e formës së prerë, parlamenti nuk duhet mënjanuar”, tha avokati i Salianjit, Redi Ramaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?