Sallam, djathë dhe fruta të thata, AKU bllokon mbi 2.4 tonë produkte në tregun Agro-Ushqimor

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 2.4 ton produkte pas kontrolleve në tregun Agro-Ushqimor.

Njoftimi i AKU:

Kontrolle në Tregun Agro-Ushqimor, Tiranë – Bllokohen mbi 2.4 tonë produkte

Swiss Digital Desktop Reklama

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), pas një denoncimi të ardhur në adresën zyrtare dhe në zbatim të legjislacionit në fuqi, zhvilloi kontrolle në subjektet që tregtojnë produkte ushqimore me origjinë shtazore në Tregun Agro-Ushqimor, Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga 14 subjekte të planifikuara për inspektim, në 5 prej tyre u krye kontroll i plotë, ndërsa 9 u gjetën të mbyllura.

Gjatë kontrolleve u bllokuan

197.5 kg produkte të pasigurta (djathë kaçkavall dhe fruta të thata);
2214.2 kg produkte pa etiketë ose me etiketim të parregullt (sallam dhe fruta të thata).
Të gjitha produktet e bllokuara kanë destinacion asgjesimin.

Për shkeljet e konstatuara u vendosën 7 masa administrative (gjobë), në vlerë totale 1,600,000 lekë, konkretisht:

800,000 lekë për tregtim ushqimi të pasigurt;
500,000 lekë për mungesë gjurmueshmërie;
300,000 lekë për mungesë etiketimi.
AKU do të vijojë kontrollet në terren për garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?