Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Presidenti i Këshillit Europian, Costa: Do të krijojmë të gjitha kushtet për zgjerim

Udhëheqësit e BE-së u takuan me udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar mbi zgjerimin dhe posaçërisht mbi Planin e Rritjes ekonomike për rajonin që aspiron integrimin në bllok. Në konferencë për median pas samitit Presidenti i Këshillit Evropian, Antonia Costa dhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen vunë theksin tek zgjerimi i Bashkimit Europian. ”Duhet të krijojmë të gjitha kushtet për zgjerim. Nuk ka asnjë dyshim që e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE”,-tha Costa.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?