Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 07:28 Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik Policia e Parisit ka njoftuar ndalimin e tubimeve në disa zona kyçe të qytetit, përfshirë Pallatin Presidencial Elysee, Sheshin Bastille, të dyja dhomat e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Samiti i Diasporës, Krasniqi: Nuk mundesh ta ushqesh publikun me show

Aktualitet E martë, 14 Prill 2026 21:47
Samiti i Diasporës, Krasniqi: Nuk mundesh ta ushqesh publikun me show
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Politologu Afrim Krasniqi kritikon Samitin e Diasporës, duke theksuar se pati shumë hartime, shumë sllogane, shumë fjalime të dëgjuara dhjetëra herë.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

“Po ta shikosh, deri diku, i gjithë zëri joqeveritar në Shqipëri nuk ishte i përfaqësuar. Nuk po flas për opozitën, por për zërin joqeveritar. Pati shumë hartime, shumë sllogane, shumë fjalime të dëgjuara dhjetëra herë që mund t’i shkojnë një aktori, mund t’i shkojnë një sportisti, një turisti, por nuk i shkojnë një shtetari. Shtetari flet me pika. Angazhimi në samitin e parë ka qenë abetarja dhe furnizimi me bazën e arsimit shqip, gjë që s’ka ndodhur; ka qenë regjistrimi i shqiptarëve në botë, krijimi i regjistrit për shqiptarë në botë, gjë që s’ka ndodhur.

Mund t'ju interesojë

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në ...

Para 42 minutash
Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Para 9 orësh
Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Para 10 orësh

Ka qenë krijimi i qendrave kulturore në të gjitha komunitetet shqiptare të botës, gjë që s’ka ndodhur; organizimi dhe koordinimi me qeverinë e Kosovës për të bërë një aksion të përbashkët, gjë që s’ka ndodhur. Ministri i Jashtëm i Kosovës e ngriti sot përsëri këtë çështje dhe pastaj adresimi i disa çështjeve që lidhen në aspektin ekonomik dhe social, se si ne mund të përfitojmë nga ekspertiza e shqiptarëve në botë dhe se si, kur marrim ekspertë ndërkombëtarë, të marrim shqiptarët e suksesshëm në botë, gjë që nuk ka ndodhur. Kështu që, takimi duhet t’u zhvillonte me këto lloj gjërash.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Janë këto detyra, ku jemi, ku kemi shkuar dhe çfarë do bëjmë. Për këtë nuk u fol, aq sa arritëm ne të shohim nga media. Dhe në këtë lloj këndvështrimi shikoni sot lajmi kryesor i gjithë mediave shqiptare është një zonjë nga Italia e cila sot kritikoi, pavarësisht se ia ndërprenë fjalën disa herë. Pse? Sepse nuk mundesh ta ushqesh gjithmonë publikun, opinionin dhe shtetin vetëm me show. Duhet të kesh diçka konkrete. Liderët tanë duhet të heqin dorë nga internacionalizmi dhe të kalojnë te populli i vet. Para se të bësh një samit bëhen konsultime në të gjitha nivelet me ekspertë dhe në dijeninë time nuk ka ndodhur.

E dyta, bëhet konsultim me qeveritë përkatëse dhe ata janë pjesë e grupeve të punës dhe bihet dakord ku do shkohet, gjë që s’ka ndodhur. Dhe pastaj vendos për ta bërë forum politik apo për ta bërë forum për diasporën ku diaspora flet dhe ne mbajmë edhe shënime dhe dëgjojmë, gjë që s’ka ndodhur. Unë punoj te një nga institutet kërkimore dhe godina jonë ndodhet 50 metra larg samitit. Dhe të gjitha raportet ndërkombëtare pesë vitet e fundit thonë që liria akademike në Shqipëri ka rënie drastike dhe është rënia më e madhe në dy dekadat e fundit dhe asnjë nga ata që ishin ftuar aty nuk foli për lirinë akademike, nuk foli për kërkimin shkencor, nuk foli për kolegët e tyre që ndodhen në anën tjetër të rrugës, por të gjithë folën “sa të emocionuar jemi kur na ftoni, kur na dekoroni dhe kur na bëni pjesë të ceremonive zyrtare”, gjë që për mua është detaj simbolik, por jo i rëndësishëm për hedhjen e një shteti”, shtoi Krasniqi në ”A2cnn”.

Etiketat e lidhura

Afrim Krasniqi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik
Para 41 minutash

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë
Para 42 minutash

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”
Para 44 minutash

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura
Para 45 minutash

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 14 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 12 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 15 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 14 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.