Samiti i Europës me 47 liderë në Tiranë, Dudushi: Për mënyrën e pritjes nuk ia kishim frikën Ramës

Për dy ditë Tirana ishte epiqendra diplomatike e Europës. Me mikpritjen e dy samiteve, Shqipëria u përpoq të demonstrojë jo vetëm kapacitete organizative, por edhe një rol të ri politik në një Evropë që po riformatohet përballë krizave. Gazetari Alban Dudushi, foli për rëndësinë e këtij samiti të mbajtur në Tiranë dhe rolin e kryeministrit Edi Rama.

”Ajo çfarë është e rëndësishme të ky samit, kontekst i këtij samiti ka të bëjë me një gjeopolitikë, qëndrimi që kanë vendet e BE me Ukrainën dhe një situatë turbullire. Formësimi i një kohezioni të Evropës në kufijtë natyral gjeografikë të saj, besoj që fakti që ndodhi në Tiranë, ishte një lajm shumë i mirë për Tiranën.

Një gjë që ndodh në kryeqytetin e Shqipërisë e kthen në vëmendje të vendeve të BE. Estetika, mënyra e pritjes, gjëra që s’ja kemi frikën Edi Ramës se i di shumë mirë t’i bëjë. U fol për Ukrainën, për zgjerimin dhe Ballkanin Perëndimor, mikpritsi i gjithë kësaj ishte kryeministri i Shqipërisë. U pozicionua si Shqipëria si vend që di të presë takime në nivele të tilla”.

SHKARKO APP