Samiti i NATO-s/ Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në mesin e liderëve botërorë në darkën mbretërore

Një samit i rëndësishëm i NATO-s po mbahet në Holandë, në një kohë që bota është në ankth për situatën që kanë prodhuar tensionet dhe lufta Izrael-Iran. Por mbrëmjen e sotme është organizuar një darkë zyrtare nga Mbreti Willem-Alexander në Pallatin Huis ten Bosch në Hagë.

Liderë nga mbarë bota, përfshirë edhe ata të vendeve anëtare të aleancës, janë bërë pjesë e kësaj pritjeje, që shënon hapjen simbolike të punimeve të samitit.

Në mesin e të ftuarve ka qenë edhe kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama. Çifti është parë teksa mbërrinte në pallatin mbretëror.

Swiss Digital Desktop Reklama

Samiti në Hagë, Rama pritet nga Rutte: NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak në Durrës

Swiss Digital Mobile Reklama

Trump drejt rrugës për në Samitin e NATO-s: Nder të shkatërroja objektet bërthamore të Iranit dhe të ndalja luftën

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?